Lajmet e Fundit

Vendosen luhatëse për persona me aftësi të kufizuara tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjatë ditës së djeshme, në hapësirat e Liqenit Akumulues në Mitrovicë janë vendosur luhatëse për persona me aftësi të kufizuara.

Lidhur me këtë, drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën “Lulediell”, shkruan PrishtinaPost

Feka ka thënë se qëllimi i këtij projekti ka qenë ofrimi i kushteve më të mira për personat me aftësi të kufizuara.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Qëllimi i këtij projekti ka qenë të krijohet një qasje e barabartë dhe të ofrohen kushte më të mira për këtë kategori të shoqërisë, që të njëjtit të ndihen të barabartë në hapësirat publike por edhe në jetën sociale”, ka thënë Feka.

Feka ka thënë se realizimi i këtij projekti ka zgjatur 3-4 muaj sepse sipas tij, kanë pasur proces të nënshkrimit të kontratave, ndarje të mjeteve për përfituesit deri tek realizimi i projektit në praktikë.

Më tej, ai u shpreh se kjo është “më e pakta” që mund të bëjnë për këtë kategori të shoqërisë si Komunë.

“Kjo vlerësoj se është më e pakta që mund të bëjmë si Komunë, duke marrë parasysh se nuk është iniciativa e vetme që e kemi përkrahur për këtë kategori të shoqërisë”, ka thënë tutje ai.

Ai është shprehur se këtë kategori e kanë mbështetur edhe përmes rregullimit të qasjes në trotuare, në objekte publike dhe aktivitete tjera.

Drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane në Komunën e Mitrovicës ka shtuar se ky projekt është mirëpritur nga personat me aftësi të kufizuara, duke theksuar se e kanë “obligim institucional dhe moral” ta mbështesin këtë kategori të shoqërisë, transmeton PrishtinaPost

.

Vendosen luhatëse për persona me aftësi të kufizuara tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

“E kemi obligim institucional dhe moral që të jemi në krah me ta në të gjtha proceset shoqërore”, ka shtuar tutje Feka, duke theksuar se janë duke punuar drejt çështjes së rregullimit të tualeteve publike për këtë kategori të shoqërisë.

“Ne jemi duke i shikuar disa mundësi se ku mund t’i vendosim dhe t’i mirëmbajmë këto tualete. Një projekt tjetër i rëndësishëm është dhe vendosja e liftit në Komunën e Mitrovicës”, ka theksuar Feka.

Tutje, ai ka bërë të ditur se projekti i përgjithshëm ka kushtuar katër mijë euro, ku në kuadër të tij ka qenë e paraparë edhe vendosja e këtyre luhatësëve.

“Projekti i përgjithshëm, i përkrahur nga Komuna e Mitrovicës ka pasur shumën katër mijë euro, në kuadër të tij ka qenë e paraparë edhe vendosja e këtyre luhatësëve. Janë paraparë edhe aktivitete tjera për këtë kategori të shoqërisë”, ka përfunduar drejtori për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka. /PrishtinaPost/

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *