Sport

Kosova Bën Debutimin Mbi Lumin Sena në Hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Kosova ka parakaluar me sportistë e saj mbi varkë në lumin Sena, në hapjen zyrtare të Lojtarëve Olimpike Paris 2024.

Hapja zyrtare u bë sot më 26 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 11 gusht 2024 në Paris të Francës.

Kosova Bën Debutimin Mbi Lumin Sena në Hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakaloi me sportistët e saj dhe përfaqësuesit e trajnerët, duke valëvitur flamujt shtetëror, që mbahej nga Akil dhe Nora Gjakova, vëlla e motër, dy xhudist kulmor botëror.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Tetë ishte numri i sportistëve që parakaluan, pasi boksierja Donjeta Sadiku nuk ishte e pranishme.

Kosova Bën Debutimin Mbi Lumin Sena në Hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova merr pjesë me gjashtë sportistë të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.

Kosova Bën Debutimin Mbi Lumin Sena në Hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, vijnë nga xhudo. Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi. Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë nga noti.

Boksierja Donjeta Sadiku ka hequr dorë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, pasi ajo bokson menjëherë të shtunën dhe ka zgjedhur të pushojë e të përgatitet për luftën e rëndësishme./Prishtina Post/

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *