Lajmet e Fundit

FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku janë validuar dy kompani të regjimentit.Validimi i kompanive synon të sigurojë që njësitë ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.Ky mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar, në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të regjimentit në tërësi, njofton FSK.“Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe performancës taktike dhe fizike në nivel të kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.

FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *