Kulturë

15 tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë

15 tetori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë shënohet si Dita Ndërkombëtare e Ecjes në Natyrë, shkruan PrishtinaPost.

Siç përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), aktiviteti fizik është “çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt skeletorë që kërkon shpenzim energjie”.

Është një nga stimujt funksionalë themelorë të organizmit, i cili, nëse aplikohet rregullisht, zvogëlon rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh kronike, kryesisht kardiovaskulare, disa llojeve të kancerit, diabetit jo të varur nga insulina dhe osteoporozës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Aktiviteti fizik i rregullt stimulon metabolizmin e glukozës, zvogëlon yndyrën e trupit, përmirëson rregullimin e peshës trupore, ul presionin e gjakut, si dhe redukton humbjen e masës kockore.

Aktiviteti fizik ndihmon në uljen e stresit dhe përmirëson cilësinë e gjumit, i cili është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të mirë dhe cilësisë së jetës në përgjithësi (1-4).

Organizata jo-qeveritare, Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën, ka thënë se ndonëse Kosova përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit, ka hapësira të mjaftueshme për ta festuar këtë ditë, hapësira këto të cilat me një kujdes të shtruar, kundër ndotjes, do t’i ofronin qytetarëve portën drejt një shëndeti më të mirë. /PrishtinaPost

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *