Njëra nga Ferizaj e tjetra nga Suhareka, janë dy vajzat që janë raportuar të zhdukura nga familjarwt e tyre.
Në Ferizaj, një nënë ka raportuar në polici, se vajza e saj e mitur nga 23 shtatori është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Policia ka nisur hetimet menjëherë.
“Ankuesja femër kosovare me datë 26.09.2024 ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, për vajzën e mitur në Suharekë, nëna e saj ka bërë të ditur se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.