Mbetjet mortore të disa viktimave të Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, janë gjetur në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Sipas përfaqësuesit të këtij komisioni, Kushtrim Gara, identifikimi i mbetjeve është bërë përmes analizave të ADN-së, ndërsa familjarët janë njoftuar për gjetjen e tyre.
“Pritet që institucionet përkatëse të organizojnë ceremoninë e rivarrimit për të rënët, ndërsa ky rast rikthen edhe një herë në vëmendje dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin drejtësi dhe fatin e të afërmve të tyre të zhdukur,” deklaroi Gara.
Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e rreth një mijë kosovarëve të vrarë.
Rreth 1,600 persona të tjerë ende mbesin të zhdukur në Kosovë, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

Rreth 1,600 persona të tjerë ende mbesin të zhdukur në Kosovë, kryesisht nga komuniteti shqiptar.