Ka filluar seanca ndaj të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj.
I njejti ka dalur para Gjykatës së Apelit për të trajtuar ankesat e palëve lidhur me dënimin unik prej 7 vite e 6 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia dhe për armëmbajtje pa leje.
Në seancë është prezent edhe familja e të ndjerit, Agonis Tetajt.
Kujtojmë se viktima ishte punëtor në biznesin e të akuzuarit.
Sipas dosjes së Prokurorisë, me të përfunduar bisedën, Shaban Gogaj, nga karriga e anës së majtë të banakut kaloi në karrigen tjetër e cila gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxori revolen e tij të tipit “Beretta”, e vendosi karikatorin dhe e mori në shenjë Agonis Tetajn dhe e qëlloi me plumb në kokë, duke e vrarë.