Vjedhja e rëndë në një banesë në Prishtinë, hajni që ‘avulloi’ arin zbulohet se është familjar

0
28
TRIK TRAVEL

Rastet e vjedhjeve dhe grabitjeve janë në rritje, pasi që çdo ditë raportohet për persona të ndryshëm të cilët në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë të mira materiale.

Por nuk ndodh shpesh që të dyshuarit të jenë familjarët që kryejnë vjedhje brenda shtëpive të tyre, raporton Gazeta Prishtina Post.

TRIK TRAVEL

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fund të dhjetorit në një banesë në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë, ndërsa tashmë Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Burimet e Gazetës Prishtina Post kanë bërë me dije se pronarja e banesës e kishte raportuar rastin në Polici, ku kishte deklaruar se dikush i ka vjedhur stoli ari në vlerë të mbi 5 mijë eurove.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here