Vaksina që të mbron përjetësisht nga gripi është duke u zhvilluar, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetëve

0
129
TRIK TRAVEL

Shkencëtarët thonë se një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetëve.

Virusi i influencës vazhdimisht evoluon, kështu që duhen vaksina të reja çdo vit për tu mbrojtur.

TRIK TRAVEL

Por, shkencëtarët në SHBA thonë se qasja e tyre “inovatore” shënjestron një pjesë të virusit që nuk pëson mutacion, shkruan The Sun.

Një testim fillestar te majmunët ka treguar se teknologjia e vaksinave, që është krijuar duke u bazuar në një virus të vjetër 100-vjeçar, ka një përgjigje të fortë imune kundër një varianti modern të virusit.

Studiuesit thonë se puna e tyre rrit shpresat se një vaksinë e përgjithshme mund të japë imunitet të përjetshëm kundër virusit që pëson mutacion dhe se kjo vaksinë mund të krijohet së shpejti.

“Është shumë emocionuese. Kjo në të vërtetë mund të bëhet një vaksinë në pesë vjet ose më pak”, ka thënë profesori Jonah Sacha, nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here