Patëm një diskutim tejet të frytshëm me komunitetin artistik rreth rritjes së përfshirjes së këtij komuniteti të rëndësishëm të shoqërisë në vendimmarrje.Informova komunitetin për mundësitë e reja që do të krijohen përmes Kuratorit të Kryeqytetit. Potencova rëndësinë e depolitizimit të jetës kulturore dhe kërkova nga komuniteti që të ruajnë pavarësinë e tyre profesionale.



U dakorduam që Qendra për Praktikë Narrative, e cila tanimë është rihapur, të jetë në shërbim të plotë të komunitetit kulturor. Krejt në fund u pajtuam të mbajmë një punëtori me datën 10 shtator për të diskutuar mundësitë e shfrytëzimit maksimal të hapsirave dhe ndërtesave publike për komunitetin kulturor. Falënderoj KOSOVO 2.0 për ftesën dhe organizimin e këtij eventi.
Sibel Halimi Drejtoria e Kulturës #prishtinaepërjetimeve💛
