Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke e akuzuar për “dezertim” nga detyra e tij.Gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Tahiri e cilësoi situatën si të patolerueshme, duke theksuar se Maqedonci ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësive të tij si ministër, sidomos në lidhje me ushqimin e FSK-së.“Ministër, kudo që je, sot ke dezertuar përballë detyrës tënde më fisnike”, ka deklaruar Tahiri.Ai e akuzoi Maqedoncin për mungesën e pranishme në Kuvend, duke e konsideruar si një shenjë të papërgjegjshmërisë.
Sipas Tahirit, kjo është një situatë e rëndë që i dëmton jo vetëm reputacionin e Maqedoncit, por edhe imazhin e partisë së tij.“Sot, mos me qenë në gjendje mos me ardh në Kuvend edhe me mbrojt punën tënde, angazhimin tënd është e patolerueshme. Sot, ajo që më së paku do të duhej ta bëjë është më dhënë dorëheqje dhe më liru atë detyrë”, ka thënë më tutje deputeti i PDK-së.Tahiri kërkoi që Maqedonci të japë dorëheqje, duke e quajtur atë një ministër që do të mbahet mend për lënien e ushtrisë pa bukë.“Sot ministër, je ministër që do të mbahesh mend që e kë lënë ushtrinë pa bukë. Nuk besoj që të bën nder ty, as partisë tënde e as partisë tënde”, ka shtuar Tahiri.
