Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës sot në Mitrovicën e Veriut, shkruan PrishtinaPost.
Ai tha se e mirëpret këët aksion ku rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë dhe paisjeve për kriptovaluta, duke u parandaluar kështu sulme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve dhe institucioneve.
“Mirëpres aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veriun tonë, që rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira e të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke u parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona. Ky është edhe një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi”, u shpreh ai.
Tutje, ai thotë se beteja në luftimin e terrorizmit do të jetë ë pandalshme dhe pa kthim prapa.
“Beteja në luftimin e terrorizmit teksa po vijon me sukses do të jetë e pandalshme dhe nuk ka kthim prapa. Vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona”, shkruan Sveçla në Facebook.