Studimi: Gjumi Jo i Rregullt Rrit Gjasat për Diabet deri në 34%

0
107
TRIK TRAVEL

Një studim i ri, i publikuar në gazetën Diabetes Care dhe realizuar në spitalin Brigham në Boston, ka zbuluar se gjumi jo i rregullt rrit gjasat për zhvillimin e diabetit të tipit 2 deri në 34%.

“Gjetjet tona theksojnë rëndësinë e një orari të rregullt të gjumit si një strategji për të reduktuar rrezikun e diabetit të tipit 2,” ka deklaruar autorja e studimit, Sina Kianersi, sipas The New York Post.

TRIK TRAVEL

Diabeti i tipit 2 është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve globale. Numri i njerëzve që preken nga kjo sëmundje ka tendencë të dyfishohet në 1.3 miliardë deri në vitin 2050.

Për këtë studim, më shumë se 84 mijë banorë të Mbretërisë së Bashkuar u monitoruan për shtatë netë përmes një pajisjeje që mat lëvizjet gjatë natës. Pjesëmarrësit ishin të moshës rreth 62 vjeçare dhe fillimisht nuk kishin diabet.

Studimi ndoqi gjendjen shëndetësore të vullnetarëve për rreth 7.5 vjet, duke monitoruar zhvillimin e diabetit përmes të dhënave mjekësore. Studiuesit zbuluan se individët me ndryshime të shpeshta në orarin e gjumit natë pas nate kishin një rrezik më të lartë për diabet prej 34%.

Lidhja midis gjumit jo të rregullt dhe diabetit ishte më e dukshme te ata që flinin më gjatë dhe që kishin rrezik më të vogël për diabet gjenetik.

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin në moshë të shtyer, të shëndetshëm dhe të bardhë. Studiuesit planifikojnë të testojnë këto gjetje edhe në individë më të rinj dhe në grupe të tjera etnike.

Është e njohur prej kohësh se cilësia e dobët e gjumit është një faktor që kontribuon në zhvillimin e diabetit. Gjumi është i rëndësishëm për kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, dhe tensioni i lartë i gjakut është një simptomë dalluese e kësaj sëmundjeje.

Një studim i mëparshëm, i bërë në mars, ka treguar se njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë në ditë kanë një rrezik më të lartë për diabet, krahasuar me ata që flenë shtatë deri në tetë orë në ditë.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here