Ushtria izraelite ka më shumë se një vit që po e kërkon liderin e Hamasit, i cili u zhduk në Gaza menjëherë pasi organizoi masakrën më 7 tetor gjatë vitit të kaluar.Yahya Sinwar, lideri 61-vjeçar i Hamasit, thuhet se kaloi pjesën më të madhe të kohës duke u fshehur në tunele nën Rripin e Gazës, së bashku me truprojat dhe një “mburojë njerëzore” të pengjeve izraelite.
Megjithatë, duket se ai u vra përfundimisht në një takim të rastësishëm me një patrullë izraelite në jug të Gazës. Pengjet nuk u gjetën.Ende nuk dihen shumë detaje rreth vdekjes së Sinwarit, por diçka dihet, shkruan cnn.Ushtria izraelite (IDF) thotë se një njësi nga Brigada 828 Bislamach po patrullonte zonën Tal al-Sultan pranë Rafahut. Tre militantë u identifikuan dhe u vranë në një përleshje me ushtarët izraelitë.
Në fillim, asgjë nuk tregonte rëndësinë e veçantë të këtij konflikti, kështu që ushtarët nuk u kthyen në vendngjarje deri të enjten në mëngjes.