Mohamed Salah shënoi emrin e tij në librat e rekordeve të mërkurën, duke u bërë lojtari afrikan me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve.
Superylli egjiptian shënoi në fitoren 2-0 të Liverpool ndaj Bolognës, duke e çuar numrin e golave në 45 në garën më të madhe evropiane për klube.
Salah ia kaloi legjendës nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, të cilin më parë e kishte barazuar me 44 gola.