Qerkini nga Mitrovica: Puna e Qeverisë “Kurti” për çështjen e të pagjeturve është zero

0
190
TRIK TRAVEL

Bajram Qerkini, përfaqësues i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, ka bërë të ditur për Front Online se së shpejti do të fillojnë disa vlerësime të lokacioneve që dyshohet për mbetje të të pagjeturve në Serbi dhe Kosovë.

Qerkini ka shprehur pakënaqësi pasi nuk do të ketë gërmime, por vetëm vlerësime të gjetjeve. Ai ka njoftuar se informatat që kanë janë se do të fillojnë vlerësimet në tri lokacione në Serbi dhe tri në Kosovë. Sidoqoftë, ai nuk është i kënaqur me këtë qasje, duke theksuar se nuk është e mjaftueshme, pasi kërkohen gërmime të thella për të verifikuar praninë e mbetjeve njerëzore.

TRIK TRAVEL

“Informatat që i kemi thonë se do të fillojnë me gërmime këto ditë në tri lokacione në Serbi dhe tri në Kosovë. Nuk e di nëse janë dakorduar ose janë marrë vesh me Komisionin e Serbisë dhe Kosovës për të filluar të punohet me përmirësimin e kohës në këto lokacione. Nuk jam i kënaqur që nuk do të ketë gërmime, por vetëm vlerësime,” u shpreh Qerkini.

Përveç kësaj, Qerkini ka kritikuar ashpër punën e Qeverisë në lidhje me çështjen e personave të pagjetur. Ai ka thënë se pushteti ka punuar vetëm për të arsyetuar pagat që marrin zyrtarët e përfshirë në këtë proces, duke theksuar se nuk ka pasur përparime të ndjeshme në gjetjen e trupave.

“Zero jemi të kënaqur me Qeverinë. Çdo gjë që kanë bërë është vetëm për të siguruar karrikat dhe për të arsyetuar pagat që i marrin. Disa vlerësime janë bërë, por nuk ka pasur gjetje të trupave,” theksoi Qerkini.

Gërmimet e fundit për këtë çështje janë kryer para Podujevës, ndërsa më parë janë bërë edhe në Therandë dhe Prizren.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here