Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare në Merdarë po përballet me pritjet më të gjata për qytetarët që duan të dalin nga Kosova. Aktualisht, koha e pritjes në këtë pikë kufitare arrin deri në 40 minuta për dalje nga vendi, ndërsa për të hyrë në Kosovë, qytetarët presin deri në 10 minuta.

Ndërkohë, pikat tjera kufitare po funksionojnë më qetë. Në pikën kufitare në Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, koha e pritjes është deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë. Për vendkalimet tjera kufitare, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Për të qëndruar të informuar mbi situatën në pikat kufitare, qytetarët mund të ndjekin njoftimet e përditësuara nga Prishtina Post