“Prishja” e raporteve: Gjermania i ankohet Bidenit për Trumpin (VIDEO)

0
28
TRIK TRAVEL

Në një vizitë që mund të jetë e fundit si president i ShBA-së, Joe Biden u prit me nderime të veçanta nga autoritetet gjermane.

Garda e nderit e vendit u rreshtua për të pritur liderin amerikan, ndërsa presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i dorëzoi atij “Urdhrin më të lartë të Meritës” të Gjermanisë për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve transatlantike, raporton Klan Kosova.

TRIK TRAVEL

Steinmeier, në fjalën e tij theksoi se gjatë viteve të fundit, këto marrëdhënie kishin pësuar ulje-ngritje, sidomos gjatë administratës së Donald Trumpit. “Distanca mes nesh ishte bërë aq e madhe saqë pothuajse humbëm njëri-tjetrin”, tha Steinmeier, duke theksuar se Bideni ishte një nga ata që gjithmonë kishte qëndruar pranë këtyre marrëdhënieve, pavarësisht sfidave.

Në të njëjtën vizitë, Bideni u takua edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin diskutoi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Dy liderët shprehën gjithashtu optimizëm për një marrëveshje të mundshme paqeje në Gaza, pas vrasjes së liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

“Ky është një moment për të kërkuar një rrugë drejt paqes”, tha Bideni, duke theksuar se Sinwar kishte gjak në duart e tij nga amerikanë, izraelitë, palestinezë dhe të tjerë.

Diskutimeve në Berlin për çështjet globale u bashkuan edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer. /PrishtinaPost

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here