Policia ndalon një infermier në Pogradec, dyshohet për abuzim seksual ndaj një gruaje

0
153
TRIK TRAVEL

Policia e Shqipërisë ka ndaluar një 36-vjeçar në Pogradec, i cili dyshohet se e ka abuzuar seksualisht një grua, shkruan Gazeta Prishtina Post.

Sipas policisë, i dyshuari me inicialet M.M, është infermier në Urgjencën e Spitalit në Pogradec.

TRIK TRAVEL

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.

Tutje, bëhet e ditur se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here