Polici jep dorëheqje në 25-vjetorin e policisë së Kosovës: ‘Me hi borxh me majtë punën e Shtetit!

0
804
TRIK TRAVEL

Në 25 vjetorin e Policisë së Kosovës ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga policiaTë nderuar,Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës.

Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.

TRIK TRAVEL

Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit”.Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje. Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro.

Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj.I falënderoj të gjithë kolegët e mi për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe dhe uroj që kushtet të përmirësohen për të gjithë ata që vazhdojnë të shërbejnë.

Me respekt, Bekim Ibishi

/Transmeton/Prishtina Post

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here