Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka përkujtuar dy profesorët e tij në 26 vjetorin e rënies së tyre, shkruan GazetaDemos.
Peci njoftoi se sot bëri homazhe në nder të tyre në Lubovec.
“Ishin datat 22 dhe 23 Shtator të vitit 1998 kur në Gjimnazin “Frang Bardhi” të Mitrovicës u bë e ditur përfundimisht se Profesori i Historisë Murat Haliti dhe ai i Gjuhës Enver Haliti nuk do të shënojnë më orën e mësimit në ditar. Profesori Murat ishte edhe Komandant i Zonës. Mbaj mend si sot, isha gjimnazist, mbretëronte heshtje morti, trishtim e dhimbjeje, por edhe ndjenjë inspirimi për gjeneratat e reja. Dy profesorët Haliti ranë heroikisht për të hyrë në pavdekësi. Ata me jetën e tyre që ia falën Kosovës, shënuan agun e lirisë”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Prishtina Post