Nuk ka ndryshim në qasjen e BE-së për masat, Kosova: Shtimi i tyre e thellon padrejtësinë

0
159
TRIK TRAVEL

Shtimi eventual i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës mund të thellojë padrejtësinë ndaj vendit. Kështu deklaron Qeveria e Kosovës në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Komentet vijnë pas deklaratave të zyrtarëve të BE-së, të cilët më 8 gusht theksuan se masat ndëshkuese mund të reduktohen, të hiqen, ose të shtohen në varësi të hapave që ndërmarrin autoritetet kosovare për të shtensionuar situatën në veri të vendit.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në qershor të vitit të kaluar, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

TRIK TRAVEL

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës janë ende në fuqi dhe Qeveria e Kosovës i konsideron ato si të padrejta. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Qeveria thekson se këto masa “nuk janë zgjidhje” dhe se “koha ka dëshmuar se kanë qenë të padrejta.” Sipas Qeverisë, shtimi i masave vetëm do ta thellonte padrejtësinë.Për më tepër, Qeveria e Kosovës shprehet e indinjuar për faktin se BE-ja nuk ka ndërmarrë masa ndaj Serbisë, e cila, sipas tyre, “po e strehon dhe financon Millan Radoiçiqin.” Ky i fundit është i akuzuar për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës në shtator të vitit 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe tre serbë të armatosur. Megjithatë, ndaj Radoiçiqit nuk ka aktakuzë as në Serbi e as në Kosovë.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here