Një subjekt politik dhe dhjetë kandidatë për deputet – KQZ tregon si duhet plotësuar fletëvotimi në zgjedhjet e shkurtit

0
26
TRIK TRAVEL

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Në zgjedhjet e kaluara ky numër ishte më së shumti deri në 5 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik, por kjo është ndryshuar gjatë reformës zgjedhore të përfunduar nga Kuvendi i Kosovës në verën e vitit 2023.

TRIK TRAVEL

Përmes një video zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi ka shpejguar mënyrën sesi qytetarët duhet të plotësojnë fletëvotimin.

Votuesi duhet të shënojë një subjekt politik në anën e majtë të fletëvotimit dhe deri në 10 kandidatë në anën e djathtë.Sipas KQZ-së, është e domosdoshme që votuesi të zgjedhë vetëm një subjekt politik, pasi nëse do të zgjedhë më shumë se një të tillë, atëherë fletëvotimi do të ishte i pavlefshëm.

Më shumë detaje mbi plotësimin e fletëvotimit mund ti mësoni në videon më poshtë. /PrishtinaPost/

https://www.facebook.com/share/v/1U2CrHmfDE
TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here