Një i vdekur pas një vetaksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”

0
218
TRIK TRAVEL

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Arbën Xhaferi”, kilometri i tretë drejtimi Lipjan – Prishtinë.

“një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, tha Hoxha.

TRIK TRAVEL

“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili eshte duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë”, theksoi ai.

“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligore për Obduksion”, shtoi Hoxha.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here