Pankarta me mbishkrimin ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc, jo që kanë marr hov dhe janë krijuar si dukuri në rritje, por jan shëndërruar në përditshmëri.
Brenda një jave pas mbajtjesë së protestestës gjithë popullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për identitet dhe dinjitet, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Në këtë protestë, morën pjesë gjithë subjektet politike që veprojn në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe shoqata dhe nga familjarët e dëshmorëve, si dhe nga organizata e veteranëve të ish-UÇPMB-së, që pati një masivitet, dhe ishte një harmonizim dhe koordinimin i të gjithëve kundër pasivizimit, përmes pastrimit etnik dhe diskriminimit.


Mbrenda një jave janë shkruar pankarta me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve” dhe “Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.
