Në shpjegimin e vendimit, trupi gjykues ka theksuar se nëse të akuzuarit lirohen, ekziston rreziku i ikjes së tyre, ndikimit te dëshmitarët dhe ndërhyrjes në punën e gjykatës. Për këtë arsye, është vendosur që të ruhet masa e paraburgimit për të siguruar integritetin e procedurës gjyqësore.
Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ndodhen në paraburgim në Scheveningen që nga nëntori i vitit 2020, kur u arrestuan në Kosovë. Ata gjykohen së bashku me Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Më 30 shtator 2022, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë të konfirmuar të ndryshuar kundër të katërve në 10 pika, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në paraburgime të paligjshme të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipëri.
