Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka ndarë një dedikim në rrjetet sociale për motoristët që janë nisur drejt Hagës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në postimin e tij, Haradinaj thotë se mëngjesin e sotëm ka filluar rigrupimi i motoristëve defilues dhe se dita në Sheveningen do të jetë e veçantë dhe “zhurmshme”.
Ai shpreh bindjen se zhurma e motorëve do të arrijë edhe në qelitë ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë …!
Ata po bashkohën e ribashkohën dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e ‘zhurmshme’ …..
Bubullima e motorëve do dëgjohët edhe ne qelitë e çlirimtarëve tanë dhe përtej…..!”, ka shkruar Haradinaj.
