Ministrja Haxhiu Takon Udhëheqësin e Departamentit për Bashkëpunim në Ambasadën Gjermane

0
152
TRIK TRAVEL

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me Daniel Alker, udhëheqësin e Departamentit për Bashkëpunim në Ambasadën Gjermane. Gjatë këtij takimi, të dyja palët diskutuan për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, veçanërisht në fushat e digjitalizimit të profesioneve të lira dhe adresimin e dhunës me baza gjinore.

Ministrja Haxhiu theksoi nevojën për zhvillimin e politikave që përmirësojnë qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës dhe përshpejtojnë procesin e digjitalizimit në sektorin e drejtësisë. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetje që Ambasada Gjermane ofron në këtë drejtim.

TRIK TRAVEL

Në përfundim të takimit, të dyja palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në proceset e reformës në drejtësi, si dhe në politikat sociale dhe ato familjare, duke u angazhuar për një qasje më të qëndrueshme dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky takim është një hap tjetër në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe avancimin e reformave që kanë për qëllim përmirësimin e standardeve të jetesës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë./PrishtinaPost

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here