Heidi Baci, ish-konkurrentja e Big Brother VIP ka folur për përndjekjet apo ngacmimet në jetën e përditshme.E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, Heidi tregoi një rast kur e kanë përndjekur rrugëve të Tiranës.“Ka ndodhur kjo njëherë, që më kanë ndjekur dhe kanë dalë foto se ku isha unë dhe çfarë po bëja gjatë gjithë ditës.
Një person që e kam pasur mbrapa meje dhe nuk e kam idenë. Njëherë po kthehesha nga Blloku, ishte ora 7 dhe më gjëmon një makinë, unë isha duke bërë xhiro.
Unë jam shumë e qetë. Ka ndodhur shpeshherë. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm”, tha ajo.