LAJMI I FUNDIT: Shpërthimi i kanalit të Iber Lepencit lë qytetarët e Mitrovicës pa ujë të pijshëm – siguroni rezerva të ujit

0
131
TRIK TRAVEL

Siç raportoi Prishtina Post para pak minutash, shpërthimi i kanalit të Iber Lepencit në Zubin Potok prek furnizimin e qytetarëve mitrovicas me ujë të pijshëm.

TRIK TRAVEL

Kjo sepse ky kanal furnizonte direkt ujësjellësin rajonal KRU Mitrovica.

Ujësjellës sapo ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm dhe ka kërkuar nga qytetarët të sigurojnë rezerva të ujit.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar konsumatorë,

Si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit, nga i cili kanal ne furnizohemi me ujë të pa përpunuar, është ndërprerërë furnizimi me ujë të pijes.

Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijës.

Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here