
Drilon Hajrizi do të vazhdojë të jetë pjesë e KB Trepça.
Shiritin e kapitenit të Trepçës do ta bart Anes Gashi.
Kështu ka njoftuar klubi përmes faqes së tyre zyrtare, shkruan “Jepi zë”
“Të nderuar dashamirë e simpatizant të Klubit. Ju informojmë se me vendim të Bordit të klubit, kapiten është emëruar Anes Gashi. Drilon Hajrizi është pjesë e Trepçës. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthimin e tij në parket”, shkruan klubi.
Kujtojmë se dje u raportua për një ftohje raportesh mes Hajrizit dhe klubit, por si duket tani gjithçka është në rregull.