Për motive akoma të panjohura, një person po dyshohet se ia ka vënë flakën një shtëpie në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
I dyshuari u arrestua nga Policia dhe tashmë ndodhet në mbajtje, ndërsa ky nuk është rasti i vetëm kur i njëjti është përfshirë në incidente, raporton Gazeta PrishtinaPost
PrishtinaPost ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Elvir Sekiraqën, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Të enjten në mbrëmje, ai dyshohet për zjarrvenie te një shtëpi e pabanuar, ku fatmirësisht kanë intervenuar zjarrfikësit dhe kanë arritur ta fikin zjarrin.
cili është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.Ndryshe, Sekiraqa ishte arrestuar edhe në fund të muajit korrik, pasi dyshohej se tentoi t’i sulmojë me sëpatë disa persona, në afërsi të një lokali në Prishtinë.
