Kryediplomatja gjermane i kërkon Presidentes Osmani progres sa i përket CEFTA-s

0
65
TRIK TRAVEL

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar për takimin që sot kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin.

Ministrja gjermane ka thënë se integrimi rajonal në Ballkanin Perëndimor kërkon progres sa i përket CEFTA-s dhe në procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

TRIK TRAVEL

“Gjermania shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë diskutuar sot në Berlin”, thuhet në njoftim.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here