TRIK TRAVEL
Një qytetar i Republikës së Kosovës është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia serbe, me të hyrë në Preshevë.
Bëhet fjalë për A.Azemi nga Vitia, të cilit policia serbe i tha se për të ekziston urdhërarrest nën dyshimin se ka planifikuar sulm me bombë në aeroportin e Beogradit.
TRIK TRAVEL
Në një prononcim për Indeksonline, Azemi deklaroi se nga BIA serbe i thanë se një vit më parë, nga numri i tij i telefonit ishte dërguar një mesazh publik se do të organizojë sulm terrorist në aeroportin “Nikola Tesla”.
Pak pa u bërë ora 7 e mëngjesit të sotëm, Azemi u dërgua për intervistim gjashtë orësh në stacion policor, për t’u liruar më pas, në mungesë të provave./Transmeton/Prishtina Post/
TRIK TRAVEL
        