Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërkesën që Manuel Sarrazin i’a bëri për përfaqësimin e saj në CEFTA, vlerësojnë ekonomistët. Një mundësi të tillë e përmendi edhe vet emisari gjerman, i cili po kërkon heqjen e ndalesës së importit të mallrave serbe, si masë e sigurisë. Ekonomistët thonë që Kosova mund të mbetet e izoluar nga refuzimi për heqjen e kësaj mase

Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën.Herën e dytë foli në publik për vendimmarrjen në CEFTA, që është bllokuar për shkak të mospajtimeve të Kosovës në lidhje me përfaqësimin e saj në këtë mekanizëm.Ani pse duket që Kosova arriti një marrëveshje me Sarrazin në lidhje me këtë aspekt, kushti i Serbisë ndaj Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të mallrave serbe, bllokoi prapë këtë marrëveshje.Kështu, kishte thënë amabasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde që me anë të një postimi në platformën X tha se ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën në këtë proces
