Komuna e Prishtinës apelon të keni kujdes të shtuar me qëllim të parandalimit të rrezikut nga zjarret dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të pronave, kafshëve dhe ambientit.

0
182
TRIK TRAVEL

Të dashur qytetarë të Kryeqytetit, Sipas parashikimve meteorologjike dhe si rezultat i temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vendin tonë ju apelojmë të keni kujdes të shtuar me qëllim të parandalimit të rrezikut nga zjarret dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve, të pronave, kafshëve dhe ambientit.

TRIK TRAVEL

Ju lusim të keni kujdes të shtuar gjatë frekuentimit të natyrës: 📌Mos hidhni mbeturina, 📌Cigare të ndezura, 📌Shishe të qelqit dhe plastikës, të cilat mund të jenë burim zjarri. Zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.

Ju lutemi në rast që hasni në ndonjë rast të dyshimtë për rrezik nga zjarri kontaktoni #pa pagesë 24/7 në Qendrën e Thirrjeve Emergjente të #Kryeqytetit në numrat:📞080012233📞080012244

Dhe në numrat:

📞193 Zjarrfikësit

📞192 Policia

📞194 Shërbimi Mjekësor Emergjent Presim bashkëpunim të ndërsjellë.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica

Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here