TRIK TRAVEL
Drejtoria për Arsim e Komunës së Drenasit ka shpallur konkursin për ndarjen e 200 bursave komunale për studentët e rregullt të nivelit Bachelor për vitin akademik 2025/2026.
Bursat në vlerë prej 500 euro secila do të ndahen për studentët e Komunës së Drenasit që studiojnë në universitetet publike të Kosovës, në të gjitha drejtimet e studimit. Numri i bursave mund të rritet në varësi të buxhetit të komunës dhe donatorëve,
TRIK TRAVEL
Të drejtë aplikimi kanë:
- Studentët banorë të Komunës së Drenasit;
- Studentët e rregullt në universitetet publike të Kosovës (nga viti I deri në vitin VI);
- Studentët që nuk kanë përsëritur vitin akademik.
Përzgjedhja e përfituesve bëhet në bazë të pikëve, ku merren parasysh nota mesatare dhe kategori të veçanta si: statusi social, gjendja ekonomike, drejtimet deficitare, dhe kriteret familjare apo shëndetësore.
Për më shumë rreth bursës, klikoni këtu: https://gllogoc.rks-gov.net/…/Konkursi-per-bursa
TRIK TRAVEL
