KFOR dhe EULEX nënshkruajnë momerandum bashkëpunimi

0
20
kfor eulex
TRIK TRAVEL

KFOR dhe EULEX kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it për EULEX.

Përme një njoftimi për media, KFOR ka bërë të ditur se janë nënshkruar edhe Procedurat e Përbashkëta Operative të rishikuara.

TRIK TRAVEL

“Bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it dhe EULEX-it shërben si shembull i integrimit efektiv të përpjekjeve civile dhe ushtarake për të rritur sigurinë në terren, duke nxitur stabilitetin dhe paqen përmes rritjes së ndërveprueshmërisë”.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë” – thuhet në njoftim.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here