Ka një shqetësim në rritje se KFOR-i mund të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

0
121
TRIK TRAVEL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Oezkan Ulutash, për të diskutuar hapjen e urës së Ibrit. Osmani ka theksuar se hapja e urës duhet të bëhet vetëm në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë, për të siguruar një sukses të qëndrueshëm afatgjatë. Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësime se hapja e urës në këtë periudhë mund të nxisë tensione në veri të Kosovës.

Përfaqësuesit e partisë në pushtet, Vetëvendosje, kanë kërkuar nga KFOR-i që të publikojë informacion mbi kërcënimet për rritjen e tensioneve nëse ura e Ibrit hapet.

TRIK TRAVEL

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ende nuk e ka marrë raportin përfundimtar nga kompania e angazhuar për matjet dhe testimet e qëndrueshmërisë së urës. Sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hyseni Durimishi, raporti pritet të publikohet në ditët në vazhdim. Megjithatë, nuk është caktuar ende një datë për hapjen e urës për qarkullimin e automjeteve, pavarësisht se raporti preliminar i javës së kaluar kishte konstatuar se ura është stabile dhe funksionale.Prishtina Post

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here