“Ivica Daçiq jep detaje për kthimin e trupit të Faton Hajrizit”

0
515
TRIK TRAVEL

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se trupi i pajetë i Faton Hajrizit ende mbahet në Serbi.

Në një takim me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Toshkovki në Tabanovc, Daçiq u pyet në lidhje me kohën e mundshme të kthimit të trupit të të ndjerit Faton Hajrizi tek familjarët e tij.

TRIK TRAVEL

Në përgjigje, Daçiq përmendi se ky është një çështje që lidhet me prokurorinë dhe se nuk është në përgjegjësi të policisë për të vendosur kohën e kthimit të trupit.

“Tani këtë me të vërtet nuk e di, sepse kjo del nga ajo që është për policinë. Kjo është pyetje për ata që e bëjnë hetimin, dhe nuk e di si veprohet në këto situata”, tha mes tjerash Daçiq.

Faton Hajrizi dyshohet se u vra të premten e kaluar në Loznicë të Serbisë.

Ai akuzohet për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri.Serbia

Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës më 6 korrik, ku kishte qëndruar për disa muaj./Prishtina Post/

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here