Gjigandi i teknologjisë Google ka njoftuar një marrëveshje për blerjen e reaktorëve të vegjël bërthamorë nga një kompani në SHBA, për të fuqizuar qendrat e saj të të dhënave.Në një përpjekje të re për të fuqizuar qendrat e tij të të dhënave të inteligjencws artificiale me energji të pastër, Google është kthyer në energjinë bërthamore dhe ka nënshkruar një partneritet me Kairos Power me qendër në SHBA, i cili po zhvillon reaktorë të vegjël modularë (SMR).
“Sot, ne po nënshkruajmë marrëveshjen e parë të korporatës në botë për të blerë energji bërthamore nga reaktorë të shumtë të vegjël modularë (SMR), që do të zhvillohen nga Kairos Power”, tha Google në një deklaratë.Reaktori i parë i tillë për të fuqizuar qendrat e të dhënave të Google pritet të jetë funksional deri në vitin 2030, i ndjekur nga vendosje shtesë të reaktorëve deri në vitin 2035, transmeton PrishtinaPost
