Inteligjenca Artificiale krijon antibiotikë kundër dy sëmundjeve

0
29
Inteligjenca artificiale ka shpikur dy antibiotikë të rinj potencialë që mund të vrasin gonorrenë dhe MRSA-në rezistente ndaj ilaçeve, kanë zbuluar studiuesit.
TRIK TRAVEL

Inteligjenca artificiale ka shpikur dy antibiotikë të rinj potencialë që mund të vrasin gonorrenë dhe MRSA-në rezistente ndaj ilaçeve, kanë zbuluar studiuesit.

Ilaçet u projektuan atom pas atomi nga Al dhe vranë superbakteret në testet laboratorike dhe në kafshë.

TRIK TRAVEL

Të dy përbërjet ende kanë nevojë për vite rafinimi dhe provash klinike përpara se të mund të përshkruhen.

Por ekipi i Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT) që qëndron pas saj thotë se Al mund të fillojë “epokën e dytë të artë” në zbulimin e antibiotikëve.

Bëhet e ditur se antibiotikët vrasin bakteret, por infeksionet që rezistojnë ndaj trajtimit tani po shkaktojnë më shumë se një milion vdekje në vit.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve ka ndihmuar bakteret të evoluojnë për të shmangur efektet e ilaçeve, dhe ka pasur mungesë të antibiotikëve të rinj për dekada të tëra.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here