Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, tha se diskutimi i temës së furnizimit me ushqim të ushtrisë së Kosovës, është diskutimi më absurd, që nuk do i shkonte askujtë ndër mend, raporton Gazeta PrishtinaPost.
Hoti teksa përshkruajti rrugën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të nisur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tha se në 30 vitet e fundit kemi pasur vetëm avansim të ushtrisë, deri në tetor të këtij viti.
“Në 30 vite kemi pasur vetëm avansim sa i përket Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës drejt një ushtrie sipas standardeve të NATO-s, por në tetor të vitit 2024, ne diskutojmë për problemin me ushqim të Ushtrisë së Kosovës. Ky ështëd degradimi që I ka ndodh krejt shtetit të Kosovës gjatë këtij mandate”, tha Hoti.
Si ish-minister i Financave, Hoti ka komentuar edhe mjetet e mbledhura për Fondin e Sigurisë së Kosovës, për blerjen e pajisjeve ushtarake.
“S’jam i sigurtë që edhe anëtarët e komisionit përkatës paralmentar, që e mbikëqyrin Forcën e Sigurisë, e din se sa mjete janë mbledh në këtë fond, sa prej tyre janë shpenzuar dhe sa është pajisë FSK-ja me mjete bazuar në mjetet që janë mbledh në këtë Fond të Sigurisë”, shtoi Hoti.
“Vit pas viti, buxheti i Ushtrisë së Kosovës ka ra si për qindje e produktit bruto ipas standardeve të NATO-s, që është së paku 2 për qind. Ka trend të rënies në katër vitet e fundit.
Hoti po ashtu pati kritika të ashpra ndaj Kurtit, teksa tha se i njëjti duke njoftuar për lëvizjet e fundit të ushtrisë serbe afër Kosovës, bënte fushtë në Gjermani.
“Për ushtrinë serbë afër kufirit. Kryeministri e ngriti alarmin por në të njëjtën kohë ishte pjesë e fushatës së tij zgjedhore në Gjermani. Imagjinojeni, e ngrit alarmin për një vend fqinj me tendenca armiqësore ndaj Kosovës që po e afron ushtrinë afër kufirit e vetë bën fushatë në Gjermani edhe ushtrinë e ka pa ushqim. Nuk ka koment tjetër për situatën tragjikomike që është krijuar në këto ditë në Kosovë. Në të njëjtën kohë, presidentja nuk e ka asnjë reagim, e gjen momentin të premten a të shtunën me i thirr në një bisedë ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK’së, pa asnjë përgjegjësi institucionale”, ka shtuar deputeti i LDK-së.