Hoti kujton Ukë Bytyçin: Vrasja e tij ishte sulm ndaj institucioneve të vendit dhe demokracisë

0
46
TRIK TRAVEL

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Bytyçi do të mbahet mend si shërbyes i devotshëm i vullnetit të qytetarëve dhe si një njeri që nuk u ndal së punuari për avancimin e Suharekës dhe të Kosovës.

TRIK TRAVEL

“Sot, përkujtojmë intelektualin, bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe kryetarin e Suharekës, z. Ukë Bytyçi. Vrasja e Ukës ishte sulm ndaj institucioneve të vendit, demokracisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë”.

“Do të kujtohet përherë si një shërbyes i devotshëm i vullnetit të qytetarëve dhe si një njeri që nuk u ndal së punuari për avancimin e Suharekës dhe të Kosovës. Kryetari Ukë Bytyçi do të mbahet mend për veprimtarinë e tij të bujshme që ka bërë për liri dhe demokraci.  Lavdi për jetën dhe veprën e Ukë Bytyçit!”, ka shkruar Hoti.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here