TRIK TRAVEL
, kryetar i AAK-së, ka reaguar pas miratimit të pagës minimale prej 350 eurove nga ana e Qeverisë së Kosovës, që drejtohet nga ana e kryeministrit Albin Kurti.Në një shkrim në Facebook, Haradinaj këtë pagë minimale e ka quajtur “poshtërim”.Tutje, ai ka vlerësuar se kjo rritje e pagës minimale është bërë në kaudër të një fushate për zgjedhje.“Kjo pagë minimale është poshtërimAta që s’kanë preokupim tjetër përpos si të mbeten në pushtet, gjithmonë në prag të zgjedhjeve, dalin me mashtrimet e radhës për rritje pagash, ulje çmimesh, vende pune e lloj-lloj mrekullirash të tjera.Në kuadër të një fushate për zgjedhje, Qeveria e VV-së, sot paska marrë vendim që të rritet paga minimale në 350 euro” – ka thënë ai.
TRIK TRAVEL
        