Grevist Bytyqi përfundon garën në Paraolimpiadë

0
188
TRIK TRAVEL

Atleti nga Kosova, Grevist Bytyqi, ka përfunduar pjesëmarrjen e tij në Lojërat Paralimpike që po mbahen në Paris.

Bytyqi garoi në atletikë, në grupin T46, vrapim deri në 1.500 metra.

TRIK TRAVEL

Ai përfundoi i 15-ti në grupin e tij me kohë prej 4:32.88.

Bytyqi, 33 vjeç, është atleti i parë që ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Paraolimpike.

Lojërat Paralimpike nisën më 28 gusht dhe në to po marrin pjesë më shumë se 4.000 aleatë që do të garojnë në 22 sporte.

Këto lojëra po mbahen disa javë pasi përfunduan lojërat Olimpike, ku Kosova mori pjesë me 11 sportist duke fituar dy medalje, të bronztë dhe të argjendtë, që të dyja në xhudo./REL./Prishtina Post/

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here