Në një fushë raportohet se janë gjetur dy granata dore.Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:10 në fshatin Lladroviq, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave të dorës.“Raportohet se në një fushë janë gjetur dy granata dore.
Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave dorës në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raport. /PrishtinaPost/