Federico Chiesa drejt Largimit nga Juventusi pas Emërimit të Thiago Motta

0
86
Federico Chiesa,
Federico Chiesa,
TRIK TRAVEL

Emërimi i Thiago Motta si trajner i ri i Juventusit pritet të sjellë disa ndryshime të mëdha në ekipin e “Zonjës së Vjetër”. Një nga këto ndryshime mund të jetë largimi i fantazistit italian, Federico Chiesa, i cili tashmë ka filluar të shqyrtojë mundësitë për një aventurë të re në karrierën e tij.

Sipas mediave italiane, Juventusi po shqyrton mundësinë e shitjes së Chiesas, i cili ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij. Deri më tani, 26-vjeçari ka ngjallur interes nga trajneri i ri i Napolit, Antonio Conte, dhe gjithashtu nga Roma, ku trajneri De Rossi e pëlqen shumë profilin e tij.

TRIK TRAVEL

Federico Chiesa u transferua te Juventusi në verën e vitit 2022 për një shumë prej 44.5 milionë eurosh nga Fiorentina. Megjithatë, dëmtimet e shumta kanë penguar që ai të shkëlqejë te skuadra rekordmene e Italisë. Në sezonin e fundit, Chiesa zhvilloi 33 paraqitje në Serie A dhe Coppa Italia, duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar 3 herë për shokët e skuadrës.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here