Sipas Institutit të Shëndetit Publik, ashtu si në disa vende të Evropës, edhe vendi ynë është prekur nga Ethet e Nilit Perëndimor. Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, ka bërë të ditur se deri tani janë konfirmuar 17 raste të infektuarish dhe 3 humbje jete për shkak të këtij virusi.
Silva Bino ka deklaruar: “Ne kemi 17 raste të konfirmuara, nga të cilët një është konfirmuar në Greqi, por personi jeton në Shqipëri. Njëri prej këtyre rasteve është një banues nga Lushnja. Po ashtu, kemi 19 raste të mundshme që kanë shenja klinike dhe lidhje epidemiologjike, të cilat janë konfirmuar përmes ekzaminimeve serologjike laboratorike. Fatkeqësisht, kemi tre raste të vdekjeve të konfirmuara me Ethet e Nilit Perëndimor.”
Ky virus prek sistemin nervor qendror, duke shkaktuar komplikacione serioze te të infektuarit.
