Ekskluzive: Ky është zyrtari i Komunës së Gjakovës i arrestuar për marrje ryshfeti

0
250
TRIK TRAVEL

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka zhvilluar të mërkurën një aksion, që rezultoi me arrestimin e një zyrtari i cili dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. Personi që ra në prangat e Policisë është zyrtar i Komunës së Gjakovës, i dyshuar për korrupsion, Transmeton Prishtina Post

Arrestimit të tij i ka paraprirë një hetim që filloi nën dyshimet se zyrtari komunal ka keqpërdorur detyrën dhe ka gisht në një rast të korrupsionit.

TRIK TRAVEL

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari i gjendjes civile që dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrje ryshfeti” është Qazim Ibrahimi.

Bazuar në informacionet e para, një qytetar ka denoncuar në Polici se zyrtari Ibrahimi ia ka marrë rreth 200 euro, për t’ia rregulluar disa dokumente.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here